Një person i komunitetit rom ka gjetur vdekjen, ku si pasojë e pakujdesisë ngasësi ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në mbrojtësin e rrugës.
Viktima pasagjeri nuk u ka përballuar lëndimeve të marra dhe ka ndërruar jetë, njofton Policia.
Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion. I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Gjakovës dhe është nën mbikëqyrje të Policisë.