Inaugurohet Qendra e Mamografisë në Gjakovë

Gjakova

Inaugurohet Qendra e Mamografisë në Gjakovë

Më: 19 korrik 2016 Në ora: 17:51
Pamje nga hapja e Qendrës Rotariane për Mamografi

Në Gjakovë sot është bërë hapja e Qendrës Rotariane për Mamografi, projekt i cili kap shumën prej 130 mijë euro.

Diagnostifikimi i hershëm mund të shpëtojë jetën e shumë grave në Kosovë. Mundësi e cila u ofrua nga Klubi i rotarianëve.

Gjatë përurimit të Qendrës Rotariane të Mamografisë Digjitale, u tha se kjo pajisje do të bëj diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit meqë rast edhe do të rezultoi në shpëtimin e shumë jetëve dhe si përparësi ka mos rrezatimin.

Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari- Lila, falënderoi ata që mundësuan krijimin e kësaj qendre e cila do të shpëtoj jetën e shumë femrave në tërë Kosovën.

Kusari – Lila: Të gjitha gratë në Gjakovë do të përfitojnë nga ky donacion

“Ajo çfarë unë dua të them është se nëse vetëm edhe një jetë të vetme arrijmë ta shpëtojmë me donacionin që është bërë nga ky donacion e shpaguan vetën, prandaj unë e di se ky donacion dhe kjo pajisje do të shpëtojë shumë jetëra të grave të Komunës së Gjakovës dhe më gjerë dhe do të jetë një vlerë e shumëfishuar dhe një ngritje e shërbimeve mjekësore për gjithë femrat e Komunës së Gjakovës dhe më gjerë. Nga Kuvendi Komunal i Gjakovës ju sigurojmë se do bëjmë maksimalen që të ofrojmë shërbimet përcjellëse ashtu siç kemi bashkëpunuar me Klubin Rotarian “Gjakova” që kjo pajisje sot të jetë në funksion të plotë, do të vazhdojmë të sigurojmë që kjo pajisje t’i ketë të gjitha shërbimet përcjellëse, në mënyrë që të funksionojë në mënyrën e duhur, i falënderoj mantel bardhët por gjithashtu i porositi që ta ruajnë me kujdes që ta ruajnë si dri tën e syve s me të vërtet ka nevojë për një shembull të mirëfilltë në shëndetësinë kosovare, të tregojmë se edhe ato çfarë janë shërbime publike dimë ti ruajmë dimë ti ofrojmë dhe natyrisht që shumë gra dhe femra”, tha Kusari-Lila.

Jenifer Jones, zëvendës-kryetare e Klubit Rotarian, tha se kjo qendër do të jetë një mundësi e mirë për femrat të cilat janë prekur nga kjo sëmundje por edhe për ato që duan të bëjnë kontroll për çështje kujdesi.

 Jones: Rol të veçantë ka diagnofistikimi i hershëm

“Janë bërë 7 vite që jam e mbijetuar nga një sëmundje e tillë, dhe mund të them lirisht se kjo paisje shpëton jetë. Rol të veçantë në këtë mes ka diagnostifikimi i hershëm, dhe një mamograf i tillë është një mundësi e mirë. Inkurajoj të gjitha femrat që këtë moment po na ndjekin në lajme, të vinë në këtë qendër dhe të bëjnë kontrollën”, tha Jones.

Themeluesi i Klubit Rotarian “Gjakova”, Ruzhdi Bakalli, falënderoi klubet rotariane nga vende të ndryshme të botës për ndihmën dhe kontributin e tyre gjatë mbledhjes së fondeve për realizimin e këtij projekti me rëndësi shumë të madhe, për të cilin duhej shuma prej 130 mijë euro, fond i cili mundësoj realizmin e kësaj qendre.

Bakalli: Kanceri i gjirit në Kosovë është bërë si gripi

“Ky projekt ka qenë projekt i Klubit Rotarian “Gjakova” qe 15 vjet. Kjo është hera e tretë që u munduam. Hera e tretë edhe e vërtet. Tani me përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke filluar nga Kolorado, Kanada, New York, Teksas, Kosovë, Turqi, u realizua ëndrra që me pru më në fund mamografin për nevojat e Komunës së Gjakovës. Ne të gjithë po e shohim se kanceri i gjirit në Kosovë pas luftës është bërë si gripi, prandaj e vetmja mënyrë ta mundim këtë sëmundje është diagnostikimi i hershëm prandaj ju rekomandoj të gjitha femrave pas moshës 40 vjeçare gjithsesi ta bëjnë këtë incizim, do të bëhet falas në këtë qendër vetëm që të shpëtohet jeta, duhet falënderuar fondacionin i cili u drejtohet klubeve dhe distrikteve që i ka bazuar në donacionin e tyre prandaj ky investim, ky donacion është bërë në vlerë prej 130 mijë dollarë që është donacion i fondacionit të rotarëve”, tha Bakalli.

E para e Gjakovës Kusari-Lila ndau mirënjohje për zonjën Jones, si shenjë falënderimi për kontributin e saj në sjelljen kësaj pajisje në qytetin e Gjakovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat