Milan merr vendimin zyrtar për ‘transferimin’ e Ibrahimovicit

Futboll

Milan merr vendimin zyrtar për ‘transferimin’ e Ibrahimovicit

Më: 10 dhjetor 2018 Në ora: 09:28
Ibrahimovicit

Drejtori i Milanit, Leonardo ka konfirmuar se Zlatan Ibrahimovic nuk do të largohet nga LA Galaxy.

Në një reagim për mediat italiane, Leonardo nuk dëshirën që Zlatan të rikthehej me fanellën e Milanit, por theksoi se tashmë kjo është e pamundur.

"Të dy ne menduam për këtë, por ai e mban fjalën e tij”, “Ibrahimovic nuk do të kthehet në Milan. Ai i dha fjalën Galaxy që ai do të rinovojë kontratën e tij. Ne menduam për kthimin e tij dhe ai mendon që të vijojë karrierën e tij në Amerikë”, tha Leonardo për Sky Sports.

 “Do të kishte qenë një histori e mrekullueshme dhe një sinjal i fortë, por nuk do të jetë e mundur”, përfundoi ai.

Ibrahimovic ka qenë në kontakte me Milanin për muaj të tërë, por siç duket transferimi i tij në Itali nuk do të ndodhë./KosovaPress/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat