Ronaldo – Messit: Eja në Serie A

Futboll

Ronaldo – Messit: Eja në Serie A

Më: 10 dhjetor 2018 Në ora: 08:45
Cristiano Ronaldo dhe Messi

Cristiano Ronaldo ka thënë se Juventus është sikur një familje për të.

Cristiano Ronaldo ka deklaruar se ai është shumë i lumtur që është transferuar te Juentusi në këtë verë.

Për më shumë, portugezi ka ftuar publikisht Leo Messin që të transferohet në Serie A.

“Jam shumë i lumtur që jam pjesë e kësaj familje të madhe”, tha fillimisht Ronaldo, 

“Këtu jemi një grup lojtarësh që kalojmë me të vërtetë mirë dhe jemi bërë si pjesë e pandashme. Atmosfera në stërvitje dhe para ndeshjes është tejet e mirë, pasi mund ta shohësh atë edhe në fushë.

“Leo Messi? Unë e kam thënë se ai është njëri ndër më të mirët në historinë e futbollit dhe vazhdon të jetë. Ai mund të vije në Serie A, pse jo…do të ishte diçka e mirë edhe për ligën”, ka shtuar më tej portugezi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat