E fundit: Leonardo tregon se a do të transferohet Ibrahimovic në Milan

Futboll

E fundit: Leonardo tregon se a do të transferohet Ibrahimovic në Milan

Më: 9 dhjetor 2018 Në ora: 23:35
Zlatan Ibrahimovic

Drejtori sportiv i Milanit, Lenonardo, ka folur për Sky Sport pas barazimit 0-0 në “San Siro” ndaj Torinos, ku ka dhënë lajmin se Zlatan Ibrahimovic nuk do të kthehet në Milan gjatë afatit kalimtar të janarit.

“Ibra? Ai nuk do të vijë. Ai na tregoi nga fillimi qëndrimin e tij. Ai ja dha fjalën LA Galaxy dhe është një njeri i fjalës”, ka thënë Leonardo.

“Do të ishte një histori e bukur”.

Ka pasur mjaft spekulime se Ibrahimovic do të rikthehet në Milan në formë të huazimit gjatë janarit, mirëpo Leonardo ka konfirmuar se suedezi nuk do të transferohet në “San Siro”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat