Problemet në mbrojtje, Milan konsideron 3 veteranë pa skuadër

Futboll

Problemet në mbrojtje, Milan konsideron 3 veteranë pa skuadër

Më: 18 nëntor 2018 Në ora: 08:09
Alessio Romagnoli

Milan është në krizë dëmtimesh dhe po kërkon të firmosë me lojtarë që aktualisht janë pa skuadër. Ata janë Nicolas Burdisso, Leonardo Blanchard dhe Robert Huth.

Alessio Romagnoli është diagnostikuar me një tërheqje muskulore dhe do të mungojë për rreth një muaj.

Me Musacchio, Caldara, Bonaventura dhe Biglia gjithashtu në infermieri, Milan ka nevojë për lojtarë.

Sipas Sport Mediaset, klubi Kuqezi po konsideron lojtarët pa ekip pasi rregullorja e lejon t’i marrë jashtë periudhës së merkatos.

Opsionet më të mundshme janë Burdisso, kontrata e të cilit me Genoa-n përfundoi në qershor.

Një tjetër kandidat është Blanchard i cili herën e fundit ka veshur fanellën  Frosinone-s. I treti është kampioni i Premier League me Leicester City-n, Huth i cili së fundmi është lënë i lirë nga një ekip maltez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat