Ramos i përgjigjet ashpër Lovrenit

Futboll

Ramos i përgjigjet ashpër Lovrenit

Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 08:01
Sergio Ramos

Sergio Ramos nuk ka hezituar t’i përgjigjet aspak Dejan Lovrenit para ndeshjes mes Kroacisë dhe Spanjës.

Kroacia në kuadër të ndeshjes së vlefshme për Ligën e Kombeve, pret në Maksimir kombëtaren e Kroacisë.

Kapiteni i Spanjës, Sergio Ramos, së bashku me trajnerin Luis Enrique është paraqitur në konferencë për shtyp para gazetarëve.

Ramos në këtë konferencë i është përgjigjur Dejan Lovrenit, që ditë më parë kishte thënë se mbrojtësi i Realit është një lojtar që bënë shumë gabime, por që pak mediet merren me të.

“Unë nuk do të doja të kritikoja askënd apo t’i përgjigjem askujt për komentet e frustruara”, ka deklaruar Ramos, 

“Disa njerëz duan të jenë në faqet e para të gazetave. Gjithkush ka mendimin e tij, por unë jam i kënaqur që trajnerët kanë vetëm fjalë të mira për mua”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat