De Gea nuk rinovon me United, PSG monitoron situatën

Futboll

De Gea nuk rinovon me United, PSG monitoron situatën

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 14:24
David De Gea

Te Manchester United del një tjetër problem që duhet zgjidhur dhe ai e ka emrin David De Gea.

Sipas tabloidit britanik “Daily Mail”, portieri spanjoll në vitin 2019 mbyll kontratën me Manchester United, kështu që në muajin janar atij do t’i duhet që të nisë bisedimet me “Djajtë e Kuq” për rinovimin e saj. Por, duket se De Gea nuk ka ndërmend të zgjasë kontratën me klubin anglez, pavarësisht dëshirës së klubit për ta bërë atë futbollistin e dytë më të paguar të skuadrës, pas Alexis Sanchez.

De Gea, i cili në 4 sezonet e fundit është zgjedhur si lojtari më i mirë i Manchester United, në të vërtetë dëshiron që të ndërrojë ambient dhe është në kërkim të një skuadre që ka një projekt fitues dhe pa iu nënshtruar procesit të tranzicionit.

Problemi për De Gean është klauzola që ekziston në kontratën e tij dhe që favorizon shumë “Djajtë e Kuq”. Sipas kësaj klauzole, kontrata mund të rinovohet edhe për një vit tjetër në mënyrë të njëanshme. Në këtë mënyrë, Manchester United është i sigurtë se De Gea nuk do të mund të nisë bisedime me klube të tjerë as në janar dhe as do të largohet me parametra zero.

Ndërkaq, situata e David De Geas është nën monitorimin e klubeve evropiane, mes të cilëve edhe Paris Saint Germain, që është në kërkim të zëvendësuesit të Buffon, kontrata e të cilit me klubin parizien përfundon në verën e vitit 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat