Milionat për Balen

Futboll

Milionat për Balen

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 13:50
Milionat për Balen

Nuk kanë ndërmend të rreshtin zërat që flasin për një transferim të Eden Hazard nga Chelsea te Real Madrid. Nga Spanja, në fakt, bëjnë të ditur se Real Madrid është gati të bëjë ofertën e radhës për ta marrë yllin belg në “Bernabeu”.

27-vjeçari ka thënë se nuk ka ndërmend të ndahet, për momentin, me londinezët, por në verë gjithçka mund të ndodhë. Dhe, sipas “Don Balon”, operacioni që mund ta transferojë numrin 10 te “Los Blancos”do të ishte i bujshëm.

Klubi i Florentino Perez, gjithmonë sipas “Don Balon”, mund të ketë kartën e duhur për të bindur Abramovich që të lërë të lirë Hazard. Real Madrid, në fakt, do të ishte 50 milionë euro dhe kartonin e Gareth Bale.

Një ofertë kjo që mund të tundojë Chelsea-n, edhe pse këta të fundit do të preferonin të merrnin Marco Asensio-s në vend të uellsianit, i cili do të kthehej në Premier League pas eksperiencës me Tottenham, që i ndryshoi karrierën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat