Puel mund të shkarkohet

Futboll

Puel mund të shkarkohet

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 11:50
Puel mund të shkarkohet

Drejtuesit e Leicester City-t janë të shqetësuar për klimën mes lojtarëve dhe trajnerit Claude Puel. “The foxes” po ecin sipas objektivave në Premier League, ndërsa ajo që shqetëson klubin janë raportet mes trajnerit francez dhe një pjese të skuadrës. Disa lojtarë nuk kanë raporte të mira me Puel, madje mungon komunikimi mes tyre, dhe kjo po ndikon shumë keq në moralin skuadrës. Nëse nuk ndryshon situate, mund të ketë masa nga drejtuesit. Shtypi anglez shkruan se Puel mund edhe të shkarkohet, pasi drejtuesit nuk duan një “revoltë” të lojtarëve apo që dikush prej tyre të kërkojë largimin në janar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat