Shqipëria me mungesa ndaj Skocisë

Futboll

Shqipëria me mungesa ndaj Skocisë

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 11:12
Kombëtarja shqiptare

Kombëtarja shqiptare nuk do të ketë në dispozicion disa nga lojtarët kyç.

Pas tri ndeshjeve të luajtura në Ligën e Kombeve, Shqipëria ka vetëm tri pikë dhe gjasat për ta fituar grupin janë shumë të vogla.

Në sfidën e fundit që zhvillohet në muajin nëntor, kombëtarja që drejtohet nga Christian Panucci do të luajë me Skocinë në Elbasan Arena, por me disa mungesa të rëndësishme.

Elseid Hysaj dhe Migjen Basha, janë ndëshkuar me kartonë të verdhë ndaj Izraelit dhe për këtë arsye që të dy nuk do të kenë të drejtë të luajnë ndaj Skocisë, pasi kanë arritur në dy numrin e kartonëve. Përveç këtyre dyve, Shqipëria tash e sa kohë nuk po mundet të llogarisë në Odise Roshin dhe Armando Sadikun, që të dy të lënduar.

Kujtojmë se kuqezinjtë mbrëmë u mundën 2-0 nga Izraeli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat