Kriza e Real Madrid, Inter rikthehet te Modric

Futboll

Kriza e Real Madrid, Inter rikthehet te Modric

Më: 14 tetor 2018 Në ora: 18:24
Luca Modriç

Në merkaton e janarit zakonisht lojtarët e mëdhenj nuk lëvizin. Kjo për arsye shumë të thjeshta: askush nuk dëshiron që të ndryshojë ambient, shoqëri në kulmin e sezonit dhe sigurisht klubet e mëdha nuk duan të humbasin lojtarët e mëdhenj pasi gjasat që të gjejnë zëvendësuesit e tyre janë të pakta.

Duke parë shembujt e së kaluarës, hipoteza e transferimit të Luka Modric në Inter në merkaton e janarit është paksa e komplikuar, por siç shkruan “Corriere dello Sport’, negociatat janë ende të hapura; për në dimër ose verën e ardhshme. Inter nuk ka hequr ende dorë për ta bërë 33-vjeçarin lojtarin e tyre.

Deklaratat e futbollistëve të cilët ishin të bindur se Real nuk ka qenë vetëm një Cristiano Ronaldo, tashmë sa vjen dhe po dëgjohen edhe më pak, nisur nga rezultatet e dobëta që kanë marrë së fundmi madrilenët. Për momentin, tek kroati peshon performanca e tij e jashtëzakonshme në Kupën e Botës, por pas janarit (nëse nuk fiton Topin e Artë) ai duhet të fillojë të bëjë një bilanc nga e para.

Padyshim, Perez nuk pritet të dorëzohet lehtë, por deri atëherë gjithçka mund të ndodhë…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat