Suso: Ai është numri një, këtu është një ëndërr

Futboll

Suso: Ai është numri një, këtu është një ëndërr

Më: 14 tetor 2018 Në ora: 14:55
Suso

Pas një fillimi të vështirë, Jesús Joaquín Fernández Sáez de la Torre, i cili njihet nga të gjithë me emrin Suso, ka filluar të bëjë paraqitje bindëse.

Asiste, gola dhe grumbullimi me kombëtaren si një shpërblim i drejtë për formën e gjetur. Në një intervistë të dhënë për “Marca”, sulmuesi i Milan-it dhe Spanjës, ka folur për momentin e tij dhe të dy trajnerëve, të cilët nuk bëjnë dot pa të në këtë moment.

KOMBËTARJA – Në lidhje me paraqitjen e mirë të bërë në ndeshjen e fundit të Spanjës: “Ata që më njohin e dinë se çfarë mund dhe nuk mund të bëj, cilat janë pikat e mia të forta dhe defektet e mia. Mendoj se në Kardif është parë ajo që mund t’i jap kombëtares. Është një ëndërr për mua të jem këtu, Spanja është një nga përfaqësueset më të mira në botë, e konsideroj një vlerësim të jashtëzakonshëm. Nuk ka shumë ndryshim mes Luis Enrique dhe Gattuso-s, kanë ide të ngjashme. Edhe Milan do të ketë zotërimin e topit, për të sulmuar më pas nga krahët”.

RRITJA – “Kudo mun të mësosh. Di si lyhet futboll, çdo hap i karrierës sime më ka mësuar diçka. Jam spanjoll në mënyrë si e shikoj futbollin, në gjërat që bëj. Kam ADN-në e kësaj kombëtareje. Jam rritur, përmirësuar dhe nuk e kam humbur kurrë rrugën”.

MILAN-i – “Futbolli italian? Është shumë taktik, shumë i ngarkuar për një lojtar sulmues. Gattusom është ashtu siç ishte kur luante: pasion i pastër dhe intensitet. Por është ndryshe jashtë fushës, mund t’i flasësh për gjithçka. Si njeri është numri një”, ka thënë Suso.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat