Poloni-Itali, në Ligën A luhet për mbijetesë

Futboll

Poloni-Itali, në Ligën A luhet për mbijetesë

Më: 14 tetor 2018 Në ora: 07:22
Poloni-Itali

Portugalia mund të sigurojë kualifikimin në Grupin 3 të Ligës A nëse takimi që do të luhet mbrëmjen e kësaj të diele mes Polonisë dhe Italisë do të mbyllet në barazim. Të dy skuadrat do të kërkojnë të marrin 3 pikët për të shmangur rënien nga kategoria,me fatin e tyre që do të vendosej në ndeshjen e fundit të grupit që do ta luajnë kundër kampionëve të Europës.

Vendasit kanë marrë një barazim 1-1 në ndeshjen e luajtur në Itali 7 shtatorin e kaluar. Polakët kanë shënuar dy ose më shumë gola në 12 ndeshjet e fundit zyrtare dhe kanë shënuar golin e parë në 11 takimet e fundit që kanë luajtur para publikut vendas (pa llogaritur miqësoret), duke humbur vetëm pesë pikë nga 33 të mundshmet.

Italia duhet të fitojë, përndryshe skuadrës së Mancini-t do t’i duhet të marrë një rezultat më të mirë se Polonia kundër Portugalisë në nëntor për të shmangur rënien nga Liga A. Çelësi i suksesit për “axurrët” do të jetë mbrojtja, duke parë se tri transfertat e tyre të fundit janë mbyllur me rezultatin 1-0 (1 fitore, 2 humbje).

Italia ka marrë 0 fitore, 1 barazim dhe 3 humbje në katër ndeshjet e fundit që ka luajtur në transfertë kundër skuadrave të Ligës A së Nations League që janë pozicionuar sipër tyre në renditjen e FIFA-s. Vetëm një nga humbjet ka qenë me më shumë se një gol diferencë.

Ndërkohë, Polonia ka fituar vetëm një nga pesë ndeshjet e fundit që ka luajtur kundër skuadrave të pozicionuara poshtë tyre në renditjen e FIFA-s (1 fitore, 2 barazime, 2 humbje), me asnjë nga këto takim që nuk është mbyllur me më shumë se një gol diferencë. Në gjashtë nga shtatë ndeshjet e fundit të Italisë të dy skuadrat kanë arritur të shënojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat