Shala: Nuk na pengon fusha, ne do ta zhvillojmë lojën tonë

Futboll

Shala: Nuk na pengon fusha, ne do ta zhvillojmë lojën tonë

Më: 13 tetor 2018 Në ora: 20:10
Herolind Shala

Herolind Shala është paraqitur bashk me trajnerin Challandes në konferencën për shtyp, në prag të ndeshjes me Ishujt Faroe.

Mesfushori i kombëtares sonë është shprehur mjaft optimist për takimin e radhës.

Ai ka thënë se fusha sintetike nuk do të shfaq problem dhe se Kosova do ta zhvillojë lojën e saj.

Këto janë fjalët e Shalës: “fusha sintetike nuk paraqet ndonjë vështirësi për ta pasi që shumë prej nesh kemi luajtur në bari artificial. Nuk do të ndjejmë presionin, sepse ne do ta zhvillojmë lojën tonë dhe duhet të angazhohemi që të fitojmë pikët e plota për ta ruajtur kryesimin.”

“Dardanët” duken tejet të motivuar dhe me vetëbesim në prag të ndeshjes që i pret.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat