Transferi i ri i Barcelonës, Arthur Melo, në një intervistë për “Barça TV”, ka komentuar edhe bashklojtarin e tij Leo Messi.
Ai është shprehur tejet i lumtur të luaj krahas tij dhe ka thënë se argjentinasi është i mrekullueshëm.
“Ai (Messi) është fantastik. E kam admiruar që kur e shihja në TV, por si njeri, brenda dhe jashtë fushës është edhe më i mirë” ka thënë braziliani.
Më tutje ai ka vazhduar: “Ai është gjeni. Lojtari më i mirë që ka parë futbolli. Dua ta falënderoj për vetëbesimin që po më jep”.
Arthur ka treguar perfomanca të mira në ndeshjet e fundit dhe po cilësohet si “Xavi i ri”.