Pas Sokolit, Dumnica jep dorëheqje

Futboll

Pas Sokolit, Dumnica jep dorëheqje

Nga: K. G. Më: 11 tetor 2018 Në ora: 13:48
Pas Sokolit, Dumnica jep dorëheqje

Në klubin e futbollit Llapi nga Pdoujeva situata është e palakmueshme, pas shkarkimit të kryetrajnerit prof. Bylbyl Sokoli, papritur Nexhat Dumnica ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet të klubit. “Në këto 5 vite kemi pas sfida të ndryshme për ngritjen e KF Llapi-t, qëllimi ynë gjithmonë ishte Titulli i parë kampion, për 5 vite rresht kam mbështetur KF Llapi-n financiarisht në aspektin menaxherial dhe kohor, rezultatet ishin ato që edhe vet ju keni qenë dëshmitarë për këto 5 vite shpenzimet ishin të mëdha duke krahasuar ekipet tjera të superligës, derisa objektivat tona për titullin kampion apo pjesëmarrja në Evropë nuk u realizuan.

Për të realizuar objektivat tona ishte mëse e domosdoshme një reformë e brendshme për të arritur objektivin Titullin Kampion dhe zgjerimin e aksionarëve për të siguruar një stabilitet financiar afatgjatë për KF Llapi-n dhe përnjëmend KF Llapi të trajtohej si Klub Profesionist, ashtu edhe ndodhi pjesë e klubit u bënë aksionarë serioz që vijnë me shumë sukses nga futbolli dhe nga bizneset përkatëse duke i besuar planit tonë dhe të cilët i falënderoj, po ashtu Shtabi Teknik u pasurua me kuadro profesionale për të arritur objektivat tona, ky ishte plani për KF Llapi-n i cili nuk gjeti përkrahje të plotë dhe u krijua një atmosferë për të cilin edhe jeni në dijeni tashmë.

Duke e parë këtë atmosferë e cila kaloj përtej sportiviteti rasti i sulmit ndaj Prof.Bylbyl Sokolit dhe e cila po mbretëron që nga fillimi i kampionatit dhe ku nuk na u dha mundësia të japim kontributin tonë sipas planit të paraparë unë jap dorëheqje nga të gjitha funksionet në KF Llapi dhe lëshoj rrugë për ata që kanë vizion, ide dhe aftësi menaxheriale e sportive dhe financiare më të avancuara dhe për ta quar klubin përpara.

Kontributin dhe ndihmën time ndaj vendlindjes dhe qytetit të Podujevës do ta vazhdoj në forma të ndryshme”, bëri të ditur përmes një shkrimi Dumnica.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat