Policia e Elbasanit merr masat për miqësoren Shqipëri-Jordani

Futboll

Policia e Elbasanit merr masat për miqësoren Shqipëri-Jordani

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 11:20
“Elbasan Arena”

Sot në orën 20:00, në “Elbasan Arena” do të luhet ndeshja miqësore mes Shqipërisë dhe Jordanisë, një përballje që shihet si test për kuqezinjtë, në prag të ndeshjes me Izraelin për Ligën e Kombeve.

Policia e Elbasanit ka marrë masat për mbarëvajtjen e këtij takimi me përfaqësuesen jordaneze.

Të angazhuar për sigurinë e kësaj ndeshjeje do të jenë 135 forca të Policisë së Rendit, Qarkullimit, Shqiponjat, FNSH dhe Policisë Kriminale.

Po kështu, gjatë orëve të pasdites do të ketë bllokim të aksit rrugor që të çon në stadiumin “Elbasan Arena”, që do të zgjasë deri në përfundim të sfidës, ndërkohë që do të mbyllen edhe lokalet që janë rreth impiantit.

Drejtoria e Policisë së Elbasanit bën të ditur gjithashtu se do të kryhen kontrolle te tifozët në hyrje të stadiumit, pasi nuk do të lejohet futja e sendeve të forta, fishekzjarrëve, monedhave apo çakmakëve e çelësave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat