“Ronaldo? Higuain është më i mirë se ai!”

Futboll

“Ronaldo? Higuain është më i mirë se ai!”

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 09:02
Antonio Cassano

Antonio Cassano është deklaruar rreth formës së Cristiano Ronaldos te Juventusi.

Ish-sulmuesi i Real Madridit dhe Milanit, ka thënë se ylli portugez është një lojtar shumë i mirë, mirëpo për sulmues nuk mund të krahasohet me Gonzalo Higuainin dhe Luis Suarezin.

“Gonzalo Higuain? Mirë, ai është një sulmues fantastik. Kam luajtur me të te Real Madridi dhe e kam parë talentin e tij për të shënuar gola”, ka thënë Cassano,

“Një sulmues poashtu i mirë është edhe Edin Dzeko, ndërsa Ronaldo është një lojtar fantastik, mirëpo unë them se Higuain dhe Luis Suarez, janë dy sulmuesit më të mirë në botë”, ka thënë më tej ish-sulmuesi italian. /Lajmi.net/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat