“Shkarkimi i Lopeteguit? Nuk i marr unë vendimet”

Futboll

“Shkarkimi i Lopeteguit? Nuk i marr unë vendimet”

Më: 7 tetor 2018 Në ora: 09:09
Lopetegui

Sergio Ramos ka befasuar me deklaratën e tij pas humbjes nga Alaves.

Kapiteni i Real Madridit ka thënë se është ende herët për tu vlerësuar formën e tyre për këtë sezon, madje ka shprehur besim të plotë për Lopeteguin.

“Duhet ta ndërroj faqen, pasi ka ende ndeshje për të luajtur”, ka thënë fillimisht Ramos.

“Shkarkimi i Lopeteguit? Janë njerëz të tjerë që i bëjnë këto vendime, nuk është mirë që të ketë një ndryshim të trajnerit, do të ishte çmenduri”, ka shtuar më tej spanjolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat