James ‘tallet’ me Ramos pas videos me gjuajtjet e lira: i thotë se gjithmonë e ka mposhtur

Futboll

James ‘tallet’ me Ramos pas videos me gjuajtjet e lira: i thotë se gjithmonë e ka mposhtur

Më: 6 tetor 2018 Në ora: 15:16
Sergio Ramos dhe James Rodriguez

Gjatë ditës së sotme u publikua një video ku shihej kapiteni i Real Madridit, Ramos duke praktikuar gjuajtjet e lira përball Courtois në stërvitje dhe mesazhi i kapitenit për portjerin Belg pas përfundimit të stërvitjes.

Menjëherë posa e ka shikuar këtë, ish lojtari madrilen James Rodriguez ka filluar talljen me kapitenin Ramos në rrjetin social në Instagram ku Kolumbiani i ka shkruar një koment Spanjollit:

‘‘Vëlla, gjithmonë të kam mposhtur. Më detyrohesh akoma një bast.”, ishte komenti i James për Ramos.

Ndërsa, Ramos ia ktheu këto fjalë atij: ‘‘Nëse nuk ka prova, fjala jote është kundër meje. Do t’a shohim nëse ju shoh së shpejti dhe do t’a tregoj. Më pak bla, bla, bla (fjalë). Përqafime. Kujdes vëlla.”

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat