Raiola: Ibrahimovici është i gatshëm të bisedojë me Milanin

Futboll

Raiola: Ibrahimovici është i gatshëm të bisedojë me Milanin

Më: 6 tetor 2018 Në ora: 09:27
Zlatan Ibrahimovic

Agjenti i njohur, Mino Raiola ka thënë se ai dhe ylli i LA Galaxy, Zlatan Ibrahimovic janë “të gatshëm të flasin” me Milanin për një lëvizje drejt San Siros.

Reprezentuesi suedez ka mbushur plot 37 vjet këtë javë.

Por, raportet e mediave vazhdojnë të flasin rreth një rikthimi të tij në klubin që ai përfaqësonte nga 2010-12, Milan.

Një gjë të tillë e ka pohuar edhe agjenti i suedezit, Raiola, i cili ka thënë se ai dhe klienti i tij janë të gatshëm të flasin.

Ibrahimovic pati sukses në kohën sa ishte lojtar i Milanit!

“Për momentin nuk është një mundësi, sepse bisedat që kemi pasur me klubin nuk janë aktuale, por jemi të përgatitur të flasim”, ka thënë fillimisht Raiola për Rai Sport.

“Mund të flasim në çdo rast, pasi tani ka njerëz të zakonshëm në krye të Milanit dhe pronarë të besueshëm”.

“Unë kurrë nuk kam pasur probleme me Rossonerët, sepse thjesht klubi nuk ekzistonte më parë”, përfundoi agjenti i Ibrahimovicit.

Ndryshe, Ibra në kohën e kaluar te Milani kishte zhvilluar 85 ndeshje duke shënuar edhe 56 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat