“Klasi i Salah do ta bëj atë legjendë të Liverpoolit, si Dalglish”

Futboll

“Klasi i Salah do ta bëj atë legjendë të Liverpoolit, si Dalglish”

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 23:19
Mohamed Salah

Ish ikona e Reds beson se ylli i tanishëm i skuadrës do ta shkruaj emrin e tij në stadiumin e tij nëse ai do ta fitojë me klubin ndonjë trofe kryesor

Mohamed Salah mbetet lojtarë klas sipas legjendës së Liverpoolit Kevin Keegan, me egjiptianin që pritet të këtë efektin si Kenny Dalglish në Anfield.

Pas një debutimi të mahnitshëm në Merseyside sezonin e kaluar ku ai shënoi 44 gola, normalisht që kjo pritet edhe prej tij.

“E vetmja mënyrë që të bëhesh legjendë është nëse ju fitoni tituj”, ka thënë ish ylli i Reds për talkSPORT.

“Nuk mund të jeni si Kenny, i cili erdhi pas meje dhe me zëvendësojë – mendoj se ata kanë bërë një transfer të mirë. Kenny ishte shumë më i lirë se unë por ishte i mahnitshëm. Por, Kenny do të kujtohet aty për skuadrën sepse ai për dallim nga të tjerët bëri shumë për klubin. Por, nuk mund të jeni vetëm vet i suksesshëm pa fituar tituj qoftë në vend apo tituj europian”.

“Po, unë mendoj që ai mundet dhe përgjigja e tij do të vije qysh këtë vit sepse pas tij ka një skuadër që mund të fitojë Premier Ligën dhe Ligën e Kampionëve”.

Shpërthimi i Salah sezonin e kaluar nuk po shihet këtë sezon pasi që ka shënuar vetëm tre gola në 10 paraqitje.

Keegan mendon se kritikat për të kanë ndikuar keq por pa dyshim ai është një lojtar i treguar dhe ka një sezon të tërë për t’i risjell këto cilësi.

“Ky djalosh meriton që të jetë në pozitën e startuesit. Është e drejtë, ajo që ka bërë vitin e kaluar është arsyeja kryesore dhe nuk bën të bëjmë gabime me këtë. Mane, lojtarët e tjerë, Coutinho ishin aty, ata luajtën pjesën e tyre dhe nuk ka asgjë të keqe por Salah e bëri diferencën për të mirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat