Ftesa në Kombëtare, te Lokomotiva e Zagrebit janë të mahnitur nga Uzuni

Futboll

Ftesa në Kombëtare, te Lokomotiva e Zagrebit janë të mahnitur nga Uzuni

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 12:16
Ftesa në Kombëtare, te Lokomotiva e Zagrebit janë të mahnitur nga Uzuni

Myrto Uzuni është shndërruar në një protagonist te skuadra kroate e Lokomotivës së Zagrebit edhe pse ka vetëm pak javë që është transferuar te ky klub. Falë paraqitjeve të shkëlqyera, futbollisti beratas bindi edhe trajnerin e Kombëtares, Kristian Panuçi, i cili e ftoi për 2 ndeshjet e muajit tetor.

Lajmi për ftesën e Uzunit në Kombëtaren shqiptare ka bërë buje edhe te klubi i Lokomotivës së Zagrebit, i cili nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, nuk u kursen elozhet për 23-vjeçarin, për të cilin nuk ka pasur nevojë që të ambientohet në skuadër.

“Uzuni erdhi nga skuadra e Laçit dhe menjëherë nisi të luante si titullar te Lokomotiva e Zagrebit. Besimi i trajneri Tomiç u shpërblye menjëherë nga Uzuni i cili arriti të bënte ndeshje fantastike, duke vërtetuar se nuk ka nevojë për kohë që të ambientohet.

Falë Besnik Prengës, i cili ka qenë trajner i të rinjve të Lokomotivës që u shpall edhe kampion dhe ka drejtuar Laçin në Shqipëri, Uzuni sot është pjesë e skuadrës tonë. Neve na mbetet vetëm që t’i urojmë fat dhe suksese Uzunit me Kombëtaren dhe në ndeshjet e tjera”, shkruan klubi i Lokomotivës së Zagrebit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat