Kovaç e ka gjetur lojtarin që dëshiron

Futboll

Kovaç e ka gjetur lojtarin që dëshiron

Më: 26 shtator 2018 Në ora: 12:37
Lukas Kolstermann

Në Gjermani janë të sigurt se Bayerni i Mynihut do të përforcojë mbrojtjen në merkaton e janarit dhe trajneri Niko Kovaç e ka gjetur lojtarin që dëshiron. Mësohet se bavarezët kanë shënjestruar Lukas Kolstermann, i cili ka një kontratë deri në vitin 2021 me Leipzigun dhe në merkaton e verës ndiqej nga Arsenal dhe Roma. 22-vjeçari pëlqehet nga Kovaç, sepse konsiderohet një lojtar “jolly”, pasi mund të mbulojë si qendrën ashtu edhe krahët e repartit të tërhequr. Të paktën 15 miionë euro është vlera aktuale e mbrojtësit gjerman, i cili u ble për vetëm 1 milion euro nga Bochumi në vitin 2014.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat