Dy klubet e mëdha spanjolle qysh tash po mendojnë për përforcimet e stinorit tjetër.
Pasi shkëlqeu në Kampionatin Botëror me Meksikën dhe sezonit të shkëlqyer që po zhvillon me PSV Eindhonven, Hirving Lozano është kthyer në një objektiv për klubet e mëdha evropiane.
Për 23-vjeçarin është një listë e gjatë me klube që dëshirojnë shërbimet e tij, por tashmë duket se do të jetë një betejë në afatin kalimtar mes Real Madrid dhe Barcelonës.
Lozano mund të mbulojë çdo pozicion të sulmit dhe vlera e tij aktuale ka arritur të paktën 40-50 milionë euro dhe deri në verën e ardhshme çmimi i tij mund të bëhet më i shtrenjtë, deri në 80 milionë.