Propozuan t’i bënin statujë në mes të kryeqytetit

Futboll

Propozuan t’i bënin statujë në mes të kryeqytetit

Më: 26 shtator 2018 Në ora: 11:29
Oskar Uashington Tabarez

Oskar Uashington Tabarez është tashmë 71 vjeç. Ai sapo ka rinovuar për Uruguain dhe do të vazhdojë t’i udhëheqë ata edhe pse nuk është në gjëndje të mirë shëndetësore, pasi vuan nga një sëmundje kockash.

Së fundmi, trajneri ka refuzuar propozimin e Bashkisë së Montevedios, kryeqytetit të Uruguait, për të ngritur një statujë me përmasat e tij reale. “Do të ndikonte në dobësimin e frymës së unitet, që kombëtarja synon të krijojë dhe inkurajojë”, ka qenë përgjigja e argumentuar e teknikut. Ai ka drejtuar për 185 ndeshje dhe 4 Botërore Uruguain, një rekord i pakrahasueshëm dhe absolut. “Tabarez është mirënjohës për këtë ide, por nuk e pranon këtë lloj tributi. Arsyet e kësaj zgjedhjej janë të kuptueshme, kështu që do të respektojmë vullneti e tij”, ishte komunikata e bashkisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat