Imeri: Tani presim në Tetovë ekipin e Pobedës

Futboll

Imeri: Tani presim në Tetovë ekipin e Pobedës

Më: 25 shtator 2018 Në ora: 15:51
Imeri: Tani presim në Tetovë ekipin e Pobedës

Sulmuesi Omar Imeri, i cili dita ditës por e tregon vetën te Shkëndija, ka deklaruar se skuadra e tyre do të mundohet që të vazhdojë me serinë e fitoreve edhe kundër Pobedës, të mërkuën në Tetovë.

Ai tregon respekt maksimal për prilepasit e papërshtatshëm, por thotë se përcaktimi i tyre është fitorja e re. 
“Kemi kapur një seri të gjatë të fitoreve dhe sigurisht tendenda është të vazhdojmë sa më gjatë që mundet. Tani presim në Tetovë ekipin e Pobedës, duhet të kemi respekt maksimal, por përcaktimi ynë mbetet tre pikët, Besoj që gjithë që do ta kenë mundësinë të jenë në fushë për të realizuar do të japin më të mirën për të realizuar gjërat që kërkon stafi teknik dhe nëse luajmë në nivelin tonë nuk besoj se do të kemi problem për të fituar ekipin e papërshtatshëm nga Prilepi”, tha Omar Imeri, golashënuesi i ri i Shkëndijës.

Të gjitha ndeshjet e javës së 6-të në elitën e futbollit vendor do të luhen të mërkurën me fillim prej orës 15:30 minuta.

E mërkurë

Shkëndija-Pobeda
A.Pandev-Renova
Bellasica-Shkupi
Makedonija GJP-Rabotnicki
Vardar-Sileks

Renditja:
1.A.Pandev 15
2.Shkëndija 14
3.Vardar 14
4.Rabotnicki 09
5.Pobeda 08
6.Shkupi 05
7.Sileks 05
8.Bellasica 05
9.Renova 04
10.Makedonija GJP 03

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat