Bayern dhe Barcelona në garë për talentin e Lille

Futboll

Bayern dhe Barcelona në garë për talentin e Lille

Më: 25 shtator 2018 Në ora: 15:12
Nicolas Pepe

Dy gjigantët evropianë interesohen për lojtarin e skuadrës franceze.

Nicolas Pepe është duke mahnitur me paraqitjet e tij këtë stinor.

Sulmuesi i Lille edhe këtë sezon e ka nisur në formën më të mirë, duke shënuar katër gola dhe tre asistime në gjashtë paraqitje, çka ka rritur akoma më shumë interesimin e klubeve të mëdha.

Bayern Munich dhe Barcelona janë skuadrat që kanë patur kontakte direkte me francezët.

Në verë për 23-vjeçarin u refuzuan 20 milionë euro, ndërsa tani vlera e sulmuesit është rritur në 35 milionë dhe në verë mund të arrijë edhe 50 milionë euro, shifër që janë gati ta paguajnë bavarezët dhe katalanasit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat