"Kultivoj hashash, nuk më merr malli për futbollin”

Futboll

"Kultivoj hashash, nuk më merr malli për futbollin”

Më: 25 shtator 2018 Në ora: 13:37
Mark Breshiano

Ish-mesfushori i Palermos, Mark Breshiano ka tërbuar italianët me deklaratën e tij. Australiani, i cili u aktivizua për plot 12 vite në futbollin italian, në një rrëfim special ka treguar se nuk e merr malli për futbollin, pasi tani po merret me kultivimin e hashashit. Ai jeton në Melburn me gruan dhe 2 vajzat e tij të lindura në Palermo. Breshiano ka qenë protagonist edhe në Kupën e Botës të vitit 2006 duke bërë një paraqitje dinjitoze me kombëtaren e tij.

“Më mungon topi, që në Itali konsiderohet si fe, jo futbolli, për të cilin kam humbur pasionin dhe jam vetëm një spektator. Momentalisht po investon në pasuri të patundshme dhe merrem me kultivimin e hashashit. Tani për tani unë po studioj me një partner që punon për prodhimin e dograve me bazë marihuanën.

Kompania e quajtur Greenhope, ka identifikuar tokën dhe ka fituar licenca, rruga për të marrë drogë në bazë të kanabisit është ende e gjatë. Tani për tani, do të shkojmë në Kanada dhe në SHBA për të studiuar. Edhe në Europë, ka  ekspertë”, u shpreh Breshiano për “sbs.com”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat