Ja më kë ishte dorë për dore presidenti historik dr. Rugova në vitin 1997!

Futboll

Ja më kë ishte dorë për dore presidenti historik dr. Rugova në vitin 1997!

Nga: Kemajl Goca Më: 25 shtator 2018 Në ora: 13:11
Presidenti historik i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova

Një fotografi sa një mijë fjalë! Një fotografi që nuk shlyhet kurrë nga kujtesa! Arkitekti i pavarësisë dhe Presidenti historik i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, gjithmonë ka mbështetur dhe kurajuar sportistët.

Nuk do shumë koment, më së miri e fakton edhe fotografia e vitit 1997, kur Presidenti historik kishte pritur në selinë e tij, klubin më të trofeshëm në futboll, Prishtinën.

Image

Foto e vitit 1997

Në fotografi shihet Presidenti historik dorë për dore me Beqir Aliun, atëkohë kryetar i KF Prishtinës, me të ndjerin fiziterapeutin Nexhmedin Statovcin, në prapavijë ish gjyqtari i mirënjohur Shinasi Berisha dhe atëkohë drejtor në KF Prishtina dhe trajneri Jusuf Tortoshi. Fotografi që u botua atëkohë në javoren sportive “Sport Plus”, gazetë sportive që nuk del nga po ky vit (1997).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat