De Biasi afër marrëveshjes me kombëtaren e Armenisë

Futboll

De Biasi afër marrëveshjes me kombëtaren e Armenisë

Më: 25 shtator 2018 Në ora: 12:45
Gianni De Biasi

Ish-trajneri i Shqipërisë pritet të marrë drejtimin e një kombëtareje tjetër.

Gianni De Biasi ka udhëtuar drejt Armenisë ditët e fundit me qëllimin për të biseduar me presidentin e Federatës Armene të Futbollit për të marrë drejtimin e kësaj kombëtareje.

Në Armeni shkruajnë se Artur Vanetsyan, presidenti i ri i Federatës, ka insistuar në këto bisedime dhe, sipas tij, italiani me pasaportë shqiptare është i duhuri për kombëtaren e vendit të tij.

Armenia në Ligën e Kombeve ndodhet në Divizionin D dhe ka grumbulluar tri pikë në dy ndeshjet e para. Humbja në ndeshjen direkte me Maqedoninë ka kërkuar menjëherë që përfundimisht të arrihet akordi me një trajner, i cili e njeh mirë situatën e eliminatoreve.

Pas largimit nga Shqipëria, De Biasi për një kohë të shkurtër ka drejtuar skuadrën spanjolle Deportivo Alaves.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat