Mediat botërore shkruajnë për fitoren e Modriçit

Futboll

Mediat botërore shkruajnë për fitoren e Modriçit

Më: 25 shtator 2018 Në ora: 11:58
Mediat botërore shkruajnë për fitoren e Modriçit

Luka Modriç fitoi mbrëmë çmimin “FIFA The Best 2018” para Cristiano Ronaldos dhe Mohamed Salah.

Kroati i Real Madridit u shfaq sot në të gjitha faqet e para të mediave botërore. Në Angli përqendrohen te mposhtja e Salah, i cili duhej të ngushëllonte veten me “golin e vitit”.

Në Itali dhe Portugali, qendra e vëmendjes është te ylli i Juventusit, i cili “shkëlqeu” me mungesën e tij.

Nga ana tjetër, në Kroaci dominon fotoja e madhe e Modriç, me kryetitull: “Të lumtë kapiten!” Në një nga artikujt e medias kroate kujtojnë se si “Florentino Pérez nuk e donte atë fillimisht, sepse ishte një trill i José Mourinhos”.

Këto janë disa nga titujt e shtypit botëror:

“Mirror”: “Salah shënon golin e sezonit, por Modric merr çmimin e madh”.
“The Sun”: “Modric mundi Salah dhe Ronaldon për çmimit “lojtarit më të mirë të vitit”, pasi udhëhoqi vendin e tij drejt finales së Kupës së Botës dhe ishte lojtar kyç në Ligën e Kampionëve, të fituar nga Real Madrid”.
“Daily Mail”: “Modric privon Salah për të qenë lojtari më i mirë i FIFA-s në botë dhe përfundon një dekadë dominimi mes Ronaldos dhe Messit”.
“Telegraph”: “Luka Modric shpallet lojtari më i mirë i vitit në mungesë të Ronaldos dhe Messit”.
“La Gazzeta dello Sport”: “Triumfon Modriç në çmimin e më të mirit për vitin 2018. Mposhten CR7 dhe Salah”.
“Corriere dello Sport”: “Ronaldo i mërzitur, Modriç më i miri”.
“Tuttosport”: “Triumfon Modric, ndërsa Salah është “goli më i bukur”.
“Record”: “Modriç, më i miri në botë. Cristiano i dyti”.
“A Bola”: “Ronaldo, i dyti në përzgjedhjen e “The Best”.
“L’Equipe”: “Më i miri është Modriç”.
“Le Parisien”: “Topi i Artë”, kujdes nga Modriç”
“24sata”: “Të lumtë kapiten”.
“Bild”: “Fitorja e Modriçit, mungesa e Ronaldos”.
“Kicker”: “Modric përmbyll një epokë”.
“Olé”: “Modric më i miri, mposht Salah dhe Cristiano Ronaldon. Mungon në ceremoni Messi, i cili përfundoi i pesti”.
“Globoesporte”: “Modriç “driblon” me çmimin e lojtarit më të mirë në botë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat