Një përballje mes nxënësit dhe profesorit!

Futboll

Një përballje mes nxënësit dhe profesorit!

Nga: Reshat Ibrahimi Më: 25 shtator 2018 Në ora: 11:27
Do të ketë një sfidë mes trajnerit të Goblenit nga Kumanova, Florim Ymeri dhe atij të Korabit, Mensur Nexhipi

Sot në Dibër do të ketë një përballje mes nxënësit dhe profesorit! Do të ketë një sfidë mes trajnerit të Goblenit nga Kumanova, Florim Ymeri dhe atij të Korabit, Mensur Nexhipi.

Trajneri Nexhipi në vitin 1998 ka qenë trajner i Bashkimit nga Kumanova, ndërsa Ymeri në atë kohë ishte futbollistë.

Kush kujt do t’i mbajë leksion do të mësojmë sot.

Skuadrat në fjalë, të cilat në këtë edicion janë inkuadruar në Ligën e dytë-grupi i Perëndimit, do të ndeshen, sot (e martë, ora 15:30)) në kuadrin e javës së 6-të.

Në fundjavë, Korabi u mund nga Genc Kalemler me rezultat 3:1, ndërsa Gobleni në terren të vet barazoi me Labunishtën 1:1.

Para këtij dueli Mensur Nexhipi nuk ka ndonjë problem rreth formacionit tij, ndërsa në anën tjetër Ymeri do të ketë mungesa në skuadrën e tij, pasi do të mungojnë dy lojtarët titullar Alili (është grumbulluar me Kombëtaren e Shqipërisë në futsal) dhe Sherifi (karton të kuq).

Në renditjen tabelore, pas pesë javësh, Gobleni renditet i treti me 9 pikë, kurse Korabi ndodhet i parafundit me 4 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat