Çfarë po ndodh me Messin?

Futboll

Çfarë po ndodh me Messin?

Më: 25 shtator 2018 Në ora: 10:49
Çfarë po ndodh me Messin?

Messi nuk ka munguar vetëm në çmimet e FIFA-s, por nuk do të jetë as në ekipin e tij kombëtar në ndeshjen e radhës.

Argjentina do të zhvillojë një ndeshje miqësore më 16 tetor ndaj Brazilit në Riyad të Arabisë Saudite.

Lajmi është konfirmuar nga federata argjentinase e futbollit (AFA), sulmuesi që pasi nuk u grumbullua nga trajnerin Scaloni për sfidat miqësore ndaj Guatemalës dhe Kolumbisë, nuk do të jetë as ndaj Brazilit dhe Irakut.

Arsyeja e mospjesëmarrjes së sulmuesit është që ekipi përfaqësues të provojë sa më shumë elementë të rinj.

Për këtë vendim të numrit 10 ka folur edhe presidenti i Federatës Argjentinase të Futbollit, Claudio Tapia për ESPN, duke thënë se do respektohet vendimi i lojtarit të tyre:

“Ne do ti japin atij kohën që i duhet dhe do të vazhdojmë rrugën që kemi nisur. Jam shumë i qetë, pasi e di që ai, më shumë se çdokush, e dashuron ekipin kombëtar”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat