Miqësorja Brazil-Argjentinë humb shkëlqimin, konfirmohet mungesa e Messit

Futboll

Miqësorja Brazil-Argjentinë humb shkëlqimin, konfirmohet mungesa e Messit

Më: 25 shtator 2018 Në ora: 09:09
Brazil-Argjentinë

Lionel Messi do të jetë mungesa e madhe e Argjentinës në miqësoren e 16 tetorit në Riyad të Arabisë Saudite ndaj Brazilit.

Lajmi është konfirmuar nga AFA, Federata Argjentinase e Futbollit, me Messin që pasi nuk u grumbullua nga trajnerin Scaloni për sfidat miqësore ndaj Guatemalës dhe Kolumbisë nuk do të jetë as ndaj Brazilit dhe as në takimet e nëntorit që do të luajë Argjentina.

Në fakt ka qenë vetë Messi që ka kërkuar të mos grumbullohet në këto takime miqësore në mënyrë që ekipi përfaqësues të provojë sa më shumë elementë të rinj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat