Ylli i Juventusit nuk e votoi Allegrin për çmimin e trajnerit më të mirë të vitit

Futboll

Ylli i Juventusit nuk e votoi Allegrin për çmimin e trajnerit më të mirë të vitit

Më: 25 shtator 2018 Në ora: 00:11
Massimiliano Allegri

Kapiteni i Italisë dhe i Juventusit, Giorgio Chiellini nuk votoi për Massimiliano Allegrin për çmimin e trajnerit më të mirë të vitit gna FIFA.

Ceremonia u mbajtë sonte në Londër, ku Luka Modric fitoi çmimin e më të mirit të vitit, derisa trajneri francez, Didier Deschamps fitoi çmimin e trajnerit të vitit.

Votat u morën nga kapitenët e Kombëtareve, trajnerët e Kombëtareve dhe përfaqësuesve të mediave, por Chiellini nuk e votoi Allegrin në treshen e tij për trajner të vitit.

Allegri fitoi Scudetton dhe Coppa Italian sezonin e kaluar, por kapiteni i tij votoi për Deschamps, Zidane dhe Southgate.

Trajneri i Italisë, Roberto Mancini votoi për Deschamps, Dalic dhe për veten, derisa mediat italiane votuan për Deschamps, Zidane dhe Allegri.

Chiellini nuk e votoi as bashkëlojtarin e tij, Cristiano Ronaldon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat