Zbuloni votat e kapitenit të Kosovës për “Lojtarin më të mirë të FIFA-s”

Futboll

Zbuloni votat e kapitenit të Kosovës për “Lojtarin më të mirë të FIFA-s”

Më: 24 shtator 2018 Në ora: 23:18
Samir Ujkani

Ka përfunduar ceremonia për më të mirin e FIFA-s në Londër, derisa janë publikuar edhe votat e kapiteneve të Kombëtarëve për tre lojtarët më të mirë.

Në listën e ngushtë prej 3 lojtarëve për më të mirin janë hyrë, Luka Modric, Mohamed Salah dhe Cristiano Ronaldo, me Luka Modric që e mori çmimin si fitues i Ligës së Kampionëve dhe si finalist i Botërorit në Rusia 2018.

E kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani ka zgjedhur pikërisht Luka Modricin për lojtarin më të mirë duke ja dhënë pesë pikë.

I dyti në listën e Ujkanit ishte Cristiano Ronaldo më 3 pikë kurse i fundit, më 1 pikë Kylian Mbappe.

Për këtë çmim ka votuar edhe redaktori i sportit të Gazetës Zëri, Valon Konushevci. Konushevci ka votuar për Mohamed Salah (5 pikë), Ronaldon (3 pikë) dhe Luka Modric (1 pikë).

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat