Kë e zgjodhën si më të mirin e botës Ujkani dhe Challandes

Futboll

Kë e zgjodhën si më të mirin e botës Ujkani dhe Challandes

Më: 24 shtator 2018 Në ora: 22:15
Luka Modriq

Luka Modriq është zgjedhur futbollisti më i mirë në botë për vitin 2018.

Kroati fitoi duke mposhtur në top-tre Mohamed Salahun dhe Cristiano Ronaldon.

Kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani, pikët maksimale ia ka dhënë Luka Modriqit, teksa në vendin e dytë ka zgjedhur Cristiano Ronaldon. Kylian Mbappe ishte i treti sipas Ujkanit.

Në anën tjetër, përzgjedhësi Bernard Challandez ka zgjedhur Ronaldon në vendin e parë, Salahun në të dytin dhe Modriqin në të tretin.

Gazetari Valon Konushevci ka zgjedhur Mohamed Salahun si lojtarin më të mirë, ndërsa pas tij ka lënë Ronaldon dhe Modriqin.

Përpos votave të mediave, përzgjedhësve dhe kapitenëve, për më të mirin kanë votuar edhe tifozët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat