Navas transferohet në Serie A

Futboll

Navas transferohet në Serie A

Më: 24 shtator 2018 Në ora: 19:29
Keylar Navas

Keylar Navas dëshiron që sërish të ndjehet i rëndësishëm, por transferimi i Thibaut Courtois te Real Madrid, nuk i premton një gjë të tillë.

Portieri nga Kosta Rika që është pjesë e sukseseve më të mëdha në histori të Real Madridit, po e mendon seriozisht largimin.

Transferimi i Courtois nga Chelsea, ka bërë që Navas ta ndjej konkurrencën në portën e ‘Los Blancos’.

‘Don Balon’ raporton se Navas po mendon largimin që në afatin kalimtar të janarit.

Juventusi shihet si destinacioni i radhës për portierin, ku do të ribashkohej me Cristiano Ronaldon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat