Festa e golit ndaj Sampdorias, i kushton pezullimin Spallettit

Futboll

Festa e golit ndaj Sampdorias, i kushton pezullimin Spallettit

Më: 24 shtator 2018 Në ora: 18:12
Luciano Spalletti

Një shpërthim emocional gjatë fitores në limitet e kohës, në transfertën ndaj Sampdorias, i ka kushtuar pezullimin trajnerit të Interit, Luciano Spallettit.

Ky i fundit, pas golit të Brozoviç, që kaloi në avantazh zikaltrit, u kthye nga kamera dhe thërriti me të madhe “Gol”, por në të njëjtinj drejtim ishte edhe arbitri i katërt.

Duke menduar se reagimi i Spallettit ishte ndaj tij, arbitri i katërt sinjalizoi kryesorin për të përjashtuar trajnerin zikaltër në sekondat e fundit të takimit.

Ndonëse vetë tekniku i Interit sqaroi situatën në përfundim të takimit, sjellja e tij u cilësua si shkelje disiplinore dhe ndaj Spallettii u dha pezullim me një javë.

Kështu Luciano Spalletti do të shohë nga tribuna e “San Siros” sfidën mes Interit dhe Fiorentinës, që do të luhet të martën në mbrëmje, në orën 21:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat