Demiri: Kishim nevojë për një fitore

Futboll

Demiri: Kishim nevojë për një fitore

Më: 24 shtator 2018 Në ora: 18:00
Demiri: Kishim nevojë për një fitore

Kapiteni i KF Gostivari, Admir Demiri, është shprehur shumë i lumtur për fitoren në derbin e fundjavës kundër Struga Trim Lum (1:4).

Ai triumfin në Strugë ia dedikon të gjithë qytetarëve të Gostivari. 
“Pas dy humbjeve që kishim ishte radha edhe ne të shpërthejmë diku, për fat të mirë fituam në derbi, edhe ate bindshëm në Strugë. Kishim nevojë për një fitore të tillë për ta kthyer besimin tek vetja. Këtë fitore, unë si kapiten, ia dedikojë të gjithë qytetarëve të Gostivarit, pasi vetëm të bashkuar mund të arrijmë sukses, vetëm të keni besim tek unë dhe bashkëlojtarët e mi”, shkruan ai.

Demiri fton tifozët në ndeshjen kundër Teteksit, të martën në Gostivar.
“Tani të martën na pret loja me Teteksin, në të cilën ndeshje duhet të hyjmë të koncentruar dhe të japim maksimumin. Andaj me këtë rast i ftojë qytetarët, tifozët Kastriotët, që të vijnë në stadium dhe të na përkrahin fuqishim, pasi kemi nevojë për mbështetjen tuaj. Futbolli luhet për tifoz. 
Normal, shpresojë në fitore. Mendoj se kemi dalë nga ajo krizë që e kishim pak, por futbolli i ka këto gjëra”, shtoi Demiri.

Ai tha se në cdo ndeshje do të japim maksimumin. 
“Ne në cdo ndeshje e japim maksimumin, sepse nga pagat që marrim mbajmë familjet tona. Cdo ndeshje mundohemi të japim më të mirën, mirëpo nganjëherë ndodh që edhe të humbësh ndeshjen. Dhe për këtë arsye futbolli është sporti më i ndjekur në botë, pasi është i paparashuikueshëm. Shpresojmë në rezultate pozitive”, përfundoi kapiteni i Gostivarit, Admir Demiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat