Barça dhe PSG në garë për Kanten

Futboll

Barça dhe PSG në garë për Kanten

Më: 24 shtator 2018 Në ora: 17:32
N’Golo Kante

Mesfushori francez, N’Golo Kante vazhdon të mbetet i pëlqyer nga dy skuadrat e mëdha evropiane, Barcelona dhe Paris Saint-Germain.

Kante erdhi në verën e vitit 2016 nga Leicester City te Blutë duke u bërë lojtar kyç i skuadrës londineze dhe titulluar i padiskutueshëm.

Ndeshjet e tij të mira bënë që Kante të jetë njëri nga meritorët kryesorë për titullin e fituar në Ligën Premier qysh në sezonin e tij të parë.

Vazhdimësia dhe niveli i lartë i francezit bënë që Kante të pëlqehet shumë nga skuadrat tjera të mëdha evropiane, të cilat e duan në fanellën e tyre.

Sipas mediumit italian Sportmediaset, Chelsea do të duhet të shmangë qasjet nga Barcelona dhe PSG për Kanten këtë janar.

Burimi italian beson se dy super klubet janë gati të lëvizin për reprezentuesin francez duke e vënë atë në krye të listës së tyre të blerjeve.

Chelsea tashmë e ka parë interesin e PSG-së edhe në afatin e verës, pasi Kante fitoi Kupën e Botës me Francën dhe u bë idhull i francezëve.

Për një transferim të tij në Parc des Princes kishte folur edhe bashkëkombësi i tij Kylian Mbappe, i cili e shprehi hapur dëshirën për të luajtur së bashku me të te PSG.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat