Shqiptari bie në gropë

Futboll

Shqiptari bie në gropë

Më: 24 shtator 2018 Në ora: 17:01
Bie në gropë

Lojtari me origjinë shqiptare, Benjamin Kololli shënoi një nga golat e tij më të rëndësishëm në karrierë në Europa Ligë në ndeshjen midis Zyrihut dhe AEK Larnaka. Kololli shënoi nga pika e bardhë e penallistë, dhe më pas erdhi dhe çudia. 26-vjeçari pasi kaloi reklamat e fushës që të shkonte për të festuar me tifozët nuk e pa që pas tyre fshihej një gropë e madhe në të cilën u rrëzua.

Por duket se rënia në grop i ka dhënë fat lojtarit shqiptar. Ditën e djeshme ai ka qënë sërish protagonist për skuadrën e Zyrihut duke dhënë asist në golin që i dha fitoren skuadrës së tij. Pas kësaj në velrësimete bëra nga gazeta zvicerane “Blick” lojtari është zgjedhur për të qenë pjesë e formacionit të javës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat