Kombëtarja shqiptare merr një tjetër lajm të keq

Futboll

Kombëtarja shqiptare merr një tjetër lajm të keq

Më: 24 shtator 2018 Në ora: 15:07
Pamje nga një stërvitje

Si të mos mjaftojnë dëmtimet e rënda të Armando Sadikut dhe Odise Roshit, të cilët për shkak të operacioneve të kryera rikthehen pas disa muajsh në fushë, Kombëtarja shqiptare duhet të përgatitet për të tjerë lojtarë të rëndësishëm që mund të mungojnë në udhëtim ndaj Izraelit.

Lajmi i keq i radhës ka ardhur nga Turqia. Sokol Cikalleshi nuk ka qenë as në stol për skuadrën e Goztepes në një ndeshje të vështirë në udhëtim. Shqiptari pritej që të kishte minuta në këtë përballje, por një dëmtim ka prishur planet.

Bomberi kuqezi nuk ka qenë i gatshëm për trajnerin e Goztepes në ndeshjen që ekipi triumfoi 1-2 ndaj Trabzonsporit. Për momentin, situata e sulmuesit mbetet ende e paqartë plotësisht për periudhën që pritet ta lërë jashtë fushave të lojës.

Mungesa e minutave për shkak të dëmtimit do të jetë gjithashtu minus për bomberin kuqezi edhe në rast se do të grumbullohet nga trajneri Panucci.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat