Gattuso i dëshpëruar pas barazimit me Atalantan

Futboll

Gattuso i dëshpëruar pas barazimit me Atalantan

Më: 24 shtator 2018 Në ora: 14:28
Gennaro Gattuso

Trajneri i Milanit nuk është i kënaqur me mënyrën sesi skuadra ka luajtur në fundin e takimit.

Milani ishte shumë afër fitores në sfidën me Atalantan, por një gol i pësuar në minutën 91 të takimit, i bëri Rossonerët të kënaqen me vetëm një pikë.

Trajneri Gennaro Gattuso tregon se skuadra duhet të ndryshojë qasjen e lojës në minutat e fundit në mënyrë që të ketë suksese në të ardhmen.

“Ndjej keqardhje të madhe, nuk jam i zemëruar”, ka thënë Gattuso.

“Ekipi ka dy fytyra. Ne kemi luajtur një pjesë të parë shumë të mirë, por në 30 minutat e fundit nuk njiheshim”. “Kësisoj luajmë tash e katër javë. Ne nuk i japim vazhdimësi performancës sonë, ne duhet të bëjmë më shumë, sepse ka shumë ndeshje përpara. Nëse ndeshjet nuk i mbyllim, do të kemi probleme”, tha Gattuso.

Milani ka vetëm pesë pikë pas katër ndeshjeve të luajtura në Serie A.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat