Pogba fajëson Mourinhon: Duhet të sulmojmë më shumë

Futboll

Pogba fajëson Mourinhon: Duhet të sulmojmë më shumë

Më: 24 shtator 2018 Në ora: 14:05
Paul Pogba

Mesfushori i Manchester United nuk është i kënaqur me lojën që po bënë skuadra.

Manchester United barazoi 1-1 në Old Trafford ndaj Wolverhampton, një ndeshje që pritej ta fitonte pa vështirësi, dhe Paul Pogba nuk nguroi që për këtë dështim të fajësonte, edhe pse jo drejtpërdrejtë, trajnerin Jose Mourinho.

 “Luanim në shtëpi dhe duhet të kishim zhvilluar një lojë shumë më të mirë ndaj Wolves”, ka thënë Pogba.

“Kur luajmë në shtëpi duhet të sulmojmë, të sulmojmë dhe të sulmojmë. Ky është Old Trafford. Kur jemi këtu, duhet të sulmojmë. Mendoj se kundërshtarët tremben më shumë kur ne sulmojmë”.

 “Unë nuk jam trajneri i ekipit, por duhet të tregojmë që kemi më shumë variante loje. Kështu e mendoj unë. Duhet të lëvizim më shumë dhe më mirë”, ka theksuar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat