Jashari: Agim Aliu o propozoje privatizimin e klubit o urdhëroje ndërrimin e strukturave

Futboll

Jashari: Agim Aliu o propozoje privatizimin e klubit o urdhëroje ndërrimin e strukturave

Nga: K. G. Më: 24 shtator 2018 Në ora: 14:02
KF Ferizaj

Ish futbollisti ferizajas, Ardian Jashari, çuditet me situatën që po kalon ish klubit i tij, Ferizaj.

“Sot Ferizaj humbi në fushë të vetë nga Gjilani me rezultat 0:2, një lojë shumë e dobët nga ekipi vendas. Një ekip që brenda 90 minutave nuk mund të krijojë më shumë se 5 raste nuk është ekip futbolli në futbollin modern.
Ferizajt në Superligë nuk po i ecë megjithëse me një formacion të tërë përforcimesh. Pagesat e lojtarëve thuhet se janë mjaft të mira, gjithashtu edhe të shtabit teknik, por ku është problemi? Faji gjithmonë mbetet jetim!
Trajneri e gjen një arsyetim, strukturat menagjuese një tjetër e kështu me radhë!
Por pas kësaj humbje dikush duhet të japë përgjegjësi, normalisht se nuk mund të largohet një formacion komplet por trajneri do të duhej menjëherë të jepte dorëheqje dhe ta shkëpuste kontratën pa kurrfarë kompensimi, nëse ka një të tillë kur e dijmë se në strukturën organizative të klubit nuk kanë një jurist të punësuar!
Nëse kjo nuk ndodhë drejtori i klubit duhet ta shkarkojë atë dhe të gjejë një trajner tjetër, por nëse as kjo nuk ndodhë, bordi i klubit do duhej ti shkarkonte komplet, që nga drejtori dhe shtabi teknik dhe të bënte një riorganizim.

Ajo që është shumë me rëndësi me cekë është se klubi është klub publik por puna që po bëhet në te është në kundërshtim me interesin e qytetarëve ferizajas, kur në jetën tuaj keni pa komplet formacionin e parë të ekipit pa asnjë Ferizajas (përveç tani), po të ishte klubi privat e pranueshme do të ishte kjo situatë.
Isha pjesë e bordit të kaluar në klub, në një takim që e patëm me të parin e qytetit Agim Aliun unë pata theksuar që më shumë rëndësi ti kushtohet lojtarëve Ferizajas me rrethinë me të cilën ide u pat pajtuar edhe Agimi, por pas zgjedhjes së strukturave menaxhuese të klubit kjo ide ra poshtë në dijeni edhe të kryetarit të komunës.
Shumë lojtar ferizajas për shkak të politikave të gabuara u shuan, u larguan e u harruan, të cilët së paku bile do të kishin një motiv dhe do të luanin me zemër për ekipin e zemrës Ferizajn, duke u zëvendësuar me lojtarë "profesionist" nga qytete tjera të cilët luajnë pa zemër por me paga të mira! Pas 6 ndeshjeve Ferizaj ka vetëm 4 pikë nga 18 të mundshme dhe renditet gati se në fund të pusit nga ku me këtë lojë vështirë se mund të ngjitet përpjetë!

Kryetar i komunës z.Agim Aliu o propozoje privatizimin e klubit o urdhëroje ndërrimin e strukturave të klubit”, shkruan Jashari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat