Milan me dy fytyra

Futboll

Milan me dy fytyra

Më: 24 shtator 2018 Në ora: 11:44
Genaro Gattuso

Ndonëse kaloi dy herë në avantazh ndaj Atalantës, Milani nuk arriti të marrë më shumë se një pikë në shtëpi, në sfidën që përfundoi me rezultatin 2:2. Trajneri i kuqezinjve, Genaro Gattuso nuk e fshehu zhgënjimin për këtë 3-pikësh që i iku nga duart në minutat shtesë, ndërsa theksoi se ekipi shfaqet ende me dy fytyra.

“Ka keqardhje të madhe, nuk jam i zemëruar. Ekipi ka dy fytyra. Ne kemi luajtur një pjesë të parë shumë të mirë, por në gjysmë orën e fundit nuk njiheshim. Kjo ndodh prej 4 javësh. Ne nuk i japim vazhdimësi performancës sonë, ne duhet të bëjmë më shumë, sepse ka shumë ndeshje përpara. Nëse ndeshjet nuk i mbyllim, do të kemi probleme”, tha Gattuso.

Më pas trajneri i Milanit u ndal të flasë edhe për elementë të veçantë, duke vlerësuar spanjollin Suso, ndonëse ky i fundit është kritikuar shpesh kohët e fundit nga ana e tifozërisë.

“Suso ka dhënë dy pasime për gol, unë jam i lumtur për të sepse kritikohet për faktin se nuk shënon. Bonaventura ka një problem të vogël në gju. Lojtarët duhet ta njohin më shumë Higuainin. Suso dhe Jack janë duke bërë shumë për ekipin dhe Higuainin”, mbylli Gattuso.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat