Ky është rekordi i ri i Leo Messit

Futboll

Ky është rekordi i ri i Leo Messit

Më: 24 shtator 2018 Në ora: 09:33
Leo Messi

Lionel Messi ka thyer rekordin e ndeshjeve në La Liga nga një lojtar jo spanjoll.

Messi regjistroi paraqitjen e 423-të në La Liga në barazimin 2-2 të Barcelonës ndaj Gironas në “Camp Nou”, duke e shënuar edhe golin e parë të këtij takimi.

Argjentinasi tani e ka tejkaluar ish-bashkëlojtarin e tij te Barcelona, Dani Alvesin, i cili kishte regjistruar plot 422 paraqitje në La Liga.

Messi ka shënuar më shumë se 380 gola dhe ka dhuruar mbi 160 asiste gjatë karrierës së tij 14-vjeçare në La Liga, të cilën e ka fituar nëntë herë./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat